b1a3aa85-1f3c-4b7e-a61c-076bd36dc4dc-1200x900.jpg

6 Dhjetor, 2022

Si çdo vit, Faderata Shqipare e Notit e organizoi kampionatin në pishinën 25 m te Stela Sport Center. Në aktivitet morën pjesë 6 ekipe, ku Akademia e Notit te Stela u shpall kampione absolute për të rritur dhe të rinj.

🏆Kampion Kombëtar për të rritur (meshkuj)

🏆Kampion Kombëtar për të rritura (femra)

🏆Kampion Kombëtar për të rinj (meshkuj)

🏆Kampion Kombëtar për të reja (femra)

🏆Sportisti më i mirë për të rritur – MARK DUCAJ

🏆Sportistja më e mirë për të rritura – KALTRA MEÇA

🏆Sportisti më i mirë për të rinj – PAOLO PRISKA

🏆Sportistja më e mirë për të reja – KALTRA MEÇA

💪💪👏👏 18 rekorde Kombëtare

 

     


2022_05_17_3-1200x900.jpg

17 Maj, 2022

Kampionati Shqiptar i Notit për Fëmijë/ Akademia e Notit “Te Stela” fiton 121 medalje   

Kampionati Shqiptar i Notit për Fëmijë u zhvillua Te Stela Resort më 13-15 Maj 2022.

Akademia e Notit “Te Stela” vazhdon traditën duke u shpallur kampione absolute për meshkuj dhe për femra. Në këtë kampionat, notarët e Akademisë sonë siguruan:

65 vende të para

32 vende të dyta

24 vende të treta

Gjithashtu, u regjistruan edhe 9 Rekorde Kombëtare, nga të cilat 5 ekipore dhe 4 individuale

Arla Dermishi – Notarja më e mirë për Kategorinë B

Evie Asllanaj – Notarja më e mirë për Kategorinë C

Albi Deda – Notari më i mirë për Kategorinë C

Tradita vazhdon…



delfin_cup_2-1200x900.jpg

31 Mars, 2022

Akademia e Notit “Te Stela” fiton 26 medalje në eventin ndërkombëtar “Delfin Cup”    

Akademia e Notit “Te Stela” shkëlqen në eventin “Delfin Cup” të zhvilluar në Shkup duke vazhduar traditën e paraqitjeve dinjitoze dhe përmirësimit të rezultateve në kompeticionet ndërkombëtare. Në këtë event, “A.N. Te Stela” u përfaqësua me notarë të moshave të vogla dhe të rinj, të cilët fituan 26 medaje në total, nga të cilat 14 medalje ari, 5 medalje argjendi dhe 7 medalje bronzi.

Notarja Arla Dërmishi ka thyeje 2 rekorde kombëtare për moshat 11-12 vjeç në stilin “Flutur” 50 & 100 m. Notari Mark Ducaj u shpall “Notari më i mirë” i të gjithë aktivitetit. Gjithashtu, Ducaj vendosi 3 rekorde kombëtare për të Rritur në “Stilin e lirë” 200, 400 & 800 m.

Akademia e Notit “Te Stela” falënderon të gjithë notarët për arritjen e këtyre rezultateve shumë të mira si edhe trajnerët Sadik Mema dhe Eduart Cane për punën e palodhur që bëjnë çdo ditë.

Vazhdojmë përpara drejt sukseseve të radhës…



2021_12_29_blog3.jpeg

29 Dhjetor, 2021

Një vit pa Klavio Meça!

Federata Shqiptare e Notit organizoi në ambientet e Te Stela Sport Center aktivitetin “Kupa Klavio Meça”.

Familjarë, miq, trajnerë dhe notarë nga e gjithë Shqipëria kujtuan të përlotur kampionin Klavio Meça. Ai ishte simbol i punës, sakrificës dhe i njeriut të mirë që do të shërbejë për të gjithë ata që e ushtrojnë këtë sport. Rekordmen absolut në 100, 200, 400, 800, 1500 metra stil i lirë. Gjithashtu, ishte rekordmen në 400 m stil i lirë në Kampionatin Botëror të Notit të zhvilluar në Budapest në vitin 2017. “Kupa Klavio Meça” do të zhvillohet çdo vit për të kujtuar emrin e një kampioni që nuk do të harrohet asnjëherë.



Foto_18.jpeg-e1639390972802-1200x516.jpg

9 Dhjetor, 2021

Zhvillohet Te Stela Resort aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”

Te Stela Resort dhe Akademia e Notit Te Stela vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisht në zhvillimin dhe promovimin e sportit të notit. Gjithashtu, Te Stela Resort është kthyer në një “shtëpi” për aktivitetet e notit. Një prej tyre ishte edhe aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”, në kujtim të Mjeshtrit të Madh të notit, i cili u nda nga jeta një vit më parë për shkak të Covid-19.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në bashkëpunim me Te Stela Resort dhe RTSH Sport, ndërsa morën pjesë notarë veteranë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, si edhe notarë të Akademisë së Notit Te Stela, për të nderuar figurën e “Mjeshtrit të Madh”, Ilir Gjebrea. Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit i ka akorduar një Çertifikatë Mirënjohje ish-kampionit Gjebrea me motivacionin: “për kontributin e shquar në sportin e notit në Shqipëri nëpërmjet rezultateve të shkëlqyera të notit duke shërbyer si model i brezave.

Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra dhe njihej me nofkën “peshkaqeni”.



te-stela-blog3-1200x675.jpg

6 Dhjetor, 2021

Te Stela Resort fiton çmimin e “Turizmit Familjar” në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021

Mirënjohës dhe të motivuar pas çmimit të radhës në Industrinë e Turizmit.

Në datën 2 Dhjetor, në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021 që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, Te Stela Resort fitoi çmimin e “Turizmit Familjar”. Një nder i madh për Te Stela Group që vlerësohet me një tjetër çmim në fushën e turizmit duke na bërë mirënjohës, të gëzuar dhe më të motivuar për të vazhduar rrugën që kemi nisur shumë vite më parë. Jemi të angazhuar që në 2022-in të vazhdojmë të kemi si pikë reference mikpritjen shqiptare: Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut!

Falënderojmë Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Znj. Donika Hoxha për mikpritjen e ngrohtë, për punën e shkëlqyer për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë event si edhe për angazhimin e saj për zhvillimin e turizmit ballkanik.

Një falënderim special për të gjithë partnerët, mbështetësit dhe klientët tanë të shumtë që na kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë te resorti ynë.



DSC01708-1200x675.jpg

24 Nëntor, 2021

Te Stela Sport Center organizon “Kupa Pavarësia 2021’’

Aktiviteti do të zhvillohet në datën 27 Nëntor  në Sport Center “Te Stela Resort” në orarin 09:30-13:00. Gjykimi do të kryhet nga gjyqtaria e FSHN-së, konform rregullores për aktivitetet kombëtare. Çdo notar mund të marrë pjesë në tre gara.

Kuota e pjesëmarrjes: 500 lekë për çdo pjesëmarrës.

Vlerësimi:

Tre fituesit e çdo gare vlerësohen me diploma. Ekipi fitues Meshkuj + Femra (të rritur), vlerësohet me kupën e aktivitetit.

Programi i garave:

Nxehja në orën 08:30 deri në 09:15

Garat në orën 09:30

1.100m miks           M – F

2.50m bretkosë    M – F

3.100m st. i lirë        M – F

4.50m  shpinë       M – F

5.100m delfin       M – F

10 min pushim, ndarja e diplomave.

6.50m st. i lirë          M – F

7.100m bretkosë  M – F

8.50m  delfin         M – F

9.100m shpinë      M – F

10.200m st. i lirë      M – F

10 min pushim, ndarja e diplomave.

Stafeta 4 x 50 miks M – F.

Për rezervimet në hotel, kontaktoni në e-mail: [email protected] , mobil: 067 20 333 81



M-Kushi-1200x549.jpg

23 Nëntor, 2021

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, takim me notarët më të mirë në
Akademinë e Notit Te Stela

Akademia e Notit Te Stela vazhdon të jetë një pikë referimi për sa i përket zhvillimit dhe kontributit që ka në zhvillimin e sportit të notit. Së fundmi, në këtë akademi është zhvilluar një takim mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj.Evis Kushi dhe notarëve më të mirë të Shqipërisë ku Akademia e Notit Te Steka kishte pjesën më të madhe të sportistëve, kampionë ndër vite.

Ky takim u mundësua nga Federata Shqiptare e Notit me Znj.Kushi, e cila do të vazhdojë të jetë në krye të dikasterit të Arsimit dhe Sportit. Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e sportit të notit, inkurajimi i fëmijëve dhe të rinjve për të hyrë në këtë sport dhe përmirësimi i kushteve për këta sportistë. Ashtu siç është bërë traditë tashmë, pishinat dimërore të Akademisë së Notit Te Stela u përzgjodhën si vendi që i përmbush kushtesh dhe kriteret bazë për zhvillimin e mësimdhënies me trajnerë dhe instruktorë të kualifikuar ndër vite dhe me eksperiencë disa vjeçare.
Akademia e Notit Te Stela do të jetë gjithmonë e angazhuar maksimalisht për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e notit në Shqipëri.



dekorimi-1200x549.jpg

23 Nëntor, 2021

Dekorohet trajneri Sadik Mema

Trajneri i Akademisë së Notit Te Stela, Sadik Mema dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës

Krenar që kemi pjesë të Akademisë sonë të Notit një prej trajnerëve më të mirë të notit në Shqipëri, Sadik Mema. Ish-kampioni i notit që drejton ekipin AN Te Stela, i cili mban 198 rekorde kombëtare në pishinat 25 dhe 50 metra, është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta.

“Emocioni është i madh sepse rikthehemi në kujtimet më të bukura të jetës. Ato vite kur notonim, garonim dhe fitonim në gara. Unë e kam lidhur jetën me sportin dhe vazhdoj të jem pjesë e tij. Falënderoj Presidentin e Republikës, Z.Ilir Meta dhe Presidentin e FSHN-së, Z.Agim Çiraku”, – thotë ndër të tjera në fjalën e tij trajneri Mema në kronikën Speciale të transmetuar nga RTSH Sport. Për më tepër ndiqni videon.