Akademia e Notit Te Stela, 116 medalje në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve

4 Shtator, 2023
bf8cc1b8-3888-43b9-aa73-2023358742b9.jpg

Akademia e Notit Te Stela, 116 medalje në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve
Akademia e Notit “Te Stela” vazhdon me fitore absolute në kampionatet shqiptare të notit.
Fundjavën e kaluar më 2-3 Shtator 2023 u zhvillua Kampionati Kombëtar për Fëmijë i organizuar nga Federata Shqiptare e Notit.Akademia e Nortit “Te Stela” u shpall kampione absolute në këtë kompeticion duke fituar 116 medalje në total.Për femra, notaret e Akademisë fituan 31 Vende të Para, 10 Vende të Dyta dhe 6 Vende të Treta.
Në Kategorinë A për femra, notaret e “Te Stela” fituan 9 Medalje Ari, 1 Argjendi dhe 1 Bronzi.
Në Kategorinë B, notaret fituan 12 Medalje Ari; 8 Argjendi dhe 5 Bronzi. Në Kategorinë C, notaret e vogla fituan 10 Medalje Ari dhe 1 Argjendi.
Për meshkuj, notarët e vegjël fituan 26 Vende të Para, 25 Vende të Dyta dhe 13 Vende të Treta.
Në Kategorinë A, notarët fituan 9 Medalje Ari; 9 Argjendi dhe 6 Bronzi. Në Kategorinë B, fituan 11 Medalje Ari; 6 Argjendi dhe 5 Brozni. Në Kategorinë C, notarët e vegjël fituan 6 Medalje Ari, 10 Argjendi dhe 2 Bronzi.
Notarët më të mirë të Kampionatit sipas kategorive:
Kategoria C – Leon Hoxha; Sibora Dusha
Kategoria B – Luna Diarmati; Drin Karanxha
Kategoria A – Arla Dermishi
Akademia e Notit Te Stela, Shtëpia e Kampionëve vazhdon drejt medaljeve dhe rekordeve të radhës.