Qendra Sportive

Një qendër sportive e standardeve më të larta që ju shërben me një varietet shërbimesh si Pishina, kurse noti për fëmijë & të rritur Palestër, Fizioterapi etj. Akademia e Notit ju mirëpret!

Ambientet tona ofrojnë të gjitha shërbimet që keni nevojë. Provoni pishinat tona gjysmë olimpike, të hapura çdo ditë nga ora 07:00 deri në 23:00 për klientët tanë. Te Stela Sport Center ka një personel të kualifikuar në dispozicionin tuaj, i cili do t’ju këshillojë për të pasur një jetë sa më aktive dhe të shëndetshme.

Pishinat tona janë përdorur për të zhvilluar disa nga garat më të rëndësishme të notit në Shqipëri. Ato kanë thellësi të ndryshme (1.5m – 2m) dhe temperaturën e ujit 26 deri në 29 gradë celsius, sipas parametrave standarde.

Arsyeja kryesore pse ofrojmë këto programe është për të zhvilluar 9 parametrat kryesorë fizikë: qëndrueshmërinë kardiovaskulare, rezistencën, forcën, fleksibilitetin, fuqinë, shpejtësinë, koordinimin, shkathtësinë dhe ekuilibrin.


SPORT CENTER


Ju mund të përdorni edhe palestrën, e cila është falas për të gjithë klientët e hotelit. Mund ta nisni ditën duke u ushtruar në palestër me ndihmën e instruktorëve tanë të kualifikuar. Ajo është e këshillueshme për çdo grupmoshë. CrossFit është gjithashtu një nga praktikat tona të suksesshme, një program për trajnimin fizik, i cili kryesisht ka të bëjë me një përzierje të ushtrimeve aerobike, ushtrimeve të peshës trupore dhe peshëngritjes olimpike.






FIZIOTERAPI


Te Stela sjell shërbimet e fizioterapisë dhe hidroterapisë nga EDENOR Physiotherapy. Misioni ynë është përmirësimi i shëndetit tuaj duke rikthyer funksionet motorike, përmirësimin e lëvizshmërisë, largimin e dhimbjeve, shmangien e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërthurja e fizioterapisë me hidroterapi siguron një një shërbim efikas në bashkëpunim me klinikën “Edenor Physiotherapy”.