Poolbar

Jepini freski verës suaj! Kaloni stinën e nxehtë Te Stela Pool Bar që ju ofron jo vetëm cilësinë e shërbimit dhe çmime të arsyeshme, por edhe një ambient shumë të pastër. Pishina është e kombinuar për fëmijë dhe të rritur me një kapacitet prej 200 vendesh.

Kalojini ditët e nxehta të verës mes freskisë dhe argëtimeve tematike për të rritur dhe fëmijë. Gjatë mbrëmjeve, Te Stela Pool Bar organizon festa dhe evente pranë pishinës ose barit veror si dhe aktivitete që të japin mundësinë e relaksit. Pishina e hapur është në dispozicionin tuaj gjatë ditëve të verës nga ora 09:00 deri në 18:00.


Kampi veror Te Stela

Kampi Veror është një prej aktiviteteve më të dashura për ne gjatë verës. Prej vitesh kemi krijuar një strukturë të mirëorganizuar për të lumturuar fëmijët pas përfundimit të shkollës. Tashmë, me një traditë në këtë aktivitet, Kampi Veror Te Stela është zgjedhja më e mirë për fëmijët tuaj që të jenë të angazhuar dhe të shijojnë momente lumturie në këtë periudhë pushimesh.

Me pishina të brendshme dhe të jashtme, ambiente shplodhëse dhe argëtuese, animatorë për aktivitete të ndryshme, disa lloje sportesh dhe për më tepër me ushqim cilësor dhe të sigurt, fëmijët tuaj janë të duar të sigurta për të shijuar ditët e verës.

Lumturojmë Fëmijët Tuaj!

FLYER KAMPI VEROR