Zhvillohet Te Stela Resort aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”

9 Dhjetor, 2021
Foto_18.jpeg-e1639390972802-1200x516.jpg

Zhvillohet Te Stela Resort aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”

Te Stela Resort dhe Akademia e Notit Te Stela vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisht në zhvillimin dhe promovimin e sportit të notit. Gjithashtu, Te Stela Resort është kthyer në një “shtëpi” për aktivitetet e notit. Një prej tyre ishte edhe aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”, në kujtim të Mjeshtrit të Madh të notit, i cili u nda nga jeta një vit më parë për shkak të Covid-19.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në bashkëpunim me Te Stela Resort dhe RTSH Sport, ndërsa morën pjesë notarë veteranë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, si edhe notarë të Akademisë së Notit Te Stela, për të nderuar figurën e “Mjeshtrit të Madh”, Ilir Gjebrea. Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit i ka akorduar një Çertifikatë Mirënjohje ish-kampionit Gjebrea me motivacionin: “për kontributin e shquar në sportin e notit në Shqipëri nëpërmjet rezultateve të shkëlqyera të notit duke shërbyer si model i brezave.

Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra dhe njihej me nofkën “peshkaqeni”.