Evente

Evente Institucionale

  • Konferenca
  • Analizë Vjetore
  • Mbledhje, takim pune
  • Trajnime
  • Tryeza Biznesi
  • Takime B2B

Dëshironi të mblidheni për një takim të veçante biznesi, pune, konferencë, mbledhje, organizime të B2B? Mjafton të caktoni datën dhe ne realizojmë në perfeksion gjithçka. Për takime biznesi, ne kemi dy sallat e konferencave me një kapacitet prej 30 personash sejcila.

Ju mund të shijoni aktivitetin, drekën, të pini kafen në restorantin tonë dhe më pas të drejtoheni për në dhomën e konferencave, të pajisur me të gjithë elementet që nevojiten.

Evente familjare

  • Ditëlindje
  • Fejesa
  • Dasma

Një ditëlindje, një festë ose një takim me miqtë do të ishin perfekte në ambientet tonë të Te Stela Evente. Me një sallë të madhe që mund të mirëpresë të ftuarit tuaj në disa hapsira sipas stilit që ju pëlqen.

Salla e dasmave me një kapacitet për 500 persona është një “përrallë”. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë ditën më të rëndësishme të jetës tuaj me të vërtetë magjike. Sekreti i suksesit tonë është kombinimi i gamës së gjerë të pjatave speciale dhe atmosferës tradicionale të dasmave shqiptare. Realizimi i ëndrrave dhe lumturia juaj është ajo çka na motivon dhe na frymëzon.