“Skopje Open 2023”, 28 medalje për Akademinë e Notit “Te Stela”

16 Nëntor, 2023
Foto_6.jpg

Ekipi ynë shkëlqen në garën e radhës ndërkombëtare, “Skopje Open 2023”, që u zhvillua në
datat 11-12 Nëntor 2023 në Shkup, Maqedonia e Veriut, ku u përfaqësua nga 33 notarë.
Notarët arritën të fitojnë 14 medalje të arta, 10 medalje argjendi dhe 4 medalje bronzi.
Gjithashtu, notarët tanë kanë thyer 3 Rekorde Kombëtare. Notarët Arla Dermishi (13 vjeç) dhe
Luna Djarmati (12 vjeç) janë shpallur “Notarja më e mirë femër” për moshat 13-14 vjeç dhe 11-
12 vjeç. Të gjithë notarët e ekipeve kanë përmirësuar ndjeshëm rezultatet e tyre. Faleminderit
trajnerëve tanë: Sadik Mema dhe Eduart Cane.
Luna Djarmati, e cila u shpall “Notarja më e mirë e aktivitetit” për moshat 11-12 vjeç, fitoi: 3
medalje të arta dhe 1 medalje të argjendtë. Gjithashtu, ka thyer 2 Rekorde Kombëtare në 100 dhe
200 metra, shpinë për moshën 11-12 vjeç. Bravo Luna, për suksese të vazhdueshme.
Kampionia jonë Arla Dermishi spikat sërish në një tjetër aktivitet ndërkombëtar pas suksesit të
një jave më parë kur theu dy Rekorde Kombëtare në 50 metra stil i lirë dhe delfin. Edhe një herë
ajo shpallet “Notarja më e mirë e aktivitetit” për moshën 13-14 vjeç dhe thyen një tjetër rekord
kombëtar në garën e 100 metrave gjoks. Bravo kampionë, suksese të vazhdueshme.
Krenar për kampionët tanë.

Foto_12
Foto_13
Foto_9
Foto_11
Foto_3
Foto_8
Foto_1
Foto_5
Foto_6
Foto_4