2021_12_29_blog3.jpeg

29 Dhjetor, 2021

Një vit pa Klavio Meça!

Federata Shqiptare e Notit organizoi në ambientet e Te Stela Sport Center aktivitetin “Kupa Klavio Meça”.

Familjarë, miq, trajnerë dhe notarë nga e gjithë Shqipëria kujtuan të përlotur kampionin Klavio Meça. Ai ishte simbol i punës, sakrificës dhe i njeriut të mirë që do të shërbejë për të gjithë ata që e ushtrojnë këtë sport. Rekordmen absolut në 100, 200, 400, 800, 1500 metra stil i lirë. Gjithashtu, ishte rekordmen në 400 m stil i lirë në Kampionatin Botëror të Notit të zhvilluar në Budapest në vitin 2017. “Kupa Klavio Meça” do të zhvillohet çdo vit për të kujtuar emrin e një kampioni që nuk do të harrohet asnjëherë.



Foto_18.jpeg-e1639390972802-1200x516.jpg

9 Dhjetor, 2021

Zhvillohet Te Stela Resort aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”

Te Stela Resort dhe Akademia e Notit Te Stela vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisht në zhvillimin dhe promovimin e sportit të notit. Gjithashtu, Te Stela Resort është kthyer në një “shtëpi” për aktivitetet e notit. Një prej tyre ishte edhe aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”, në kujtim të Mjeshtrit të Madh të notit, i cili u nda nga jeta një vit më parë për shkak të Covid-19.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në bashkëpunim me Te Stela Resort dhe RTSH Sport, ndërsa morën pjesë notarë veteranë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, si edhe notarë të Akademisë së Notit Te Stela, për të nderuar figurën e “Mjeshtrit të Madh”, Ilir Gjebrea. Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit i ka akorduar një Çertifikatë Mirënjohje ish-kampionit Gjebrea me motivacionin: “për kontributin e shquar në sportin e notit në Shqipëri nëpërmjet rezultateve të shkëlqyera të notit duke shërbyer si model i brezave.

Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra dhe njihej me nofkën “peshkaqeni”.



te-stela-blog3-1200x675.jpg

6 Dhjetor, 2021

Te Stela Resort fiton çmimin e “Turizmit Familjar” në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021

Mirënjohës dhe të motivuar pas çmimit të radhës në Industrinë e Turizmit.

Në datën 2 Dhjetor, në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021 që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, Te Stela Resort fitoi çmimin e “Turizmit Familjar”. Një nder i madh për Te Stela Group që vlerësohet me një tjetër çmim në fushën e turizmit duke na bërë mirënjohës, të gëzuar dhe më të motivuar për të vazhduar rrugën që kemi nisur shumë vite më parë. Jemi të angazhuar që në 2022-in të vazhdojmë të kemi si pikë reference mikpritjen shqiptare: Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut!

Falënderojmë Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Znj. Donika Hoxha për mikpritjen e ngrohtë, për punën e shkëlqyer për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë event si edhe për angazhimin e saj për zhvillimin e turizmit ballkanik.

Një falënderim special për të gjithë partnerët, mbështetësit dhe klientët tanë të shumtë që na kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë te resorti ynë.