Tirana - Durrës Highway, km 7TiranëAutostrada Tiranë - Durrës, km 7TiranëNow14°C
Dhomat & Suitat
Te Stela Hotel ju mirëpret me shumë dashuri. I pozicionuar në një pikë lehtësisht të aksesueshme larg zhurmave të qytetit, hoteli ynë ju ofron 100 dhoma me pamje nga pishina ose kopshtet e gjelbëruara përreth. Përveç dhomave plot dritë natyrale dhe pamjeve tërheqëse, hoteli ynë ofron shumë më tepër. Dhoma teke/dyshe, dhoma dopjo, Junior Suita dhe Suita janë tipologjitë e dhomave që gjeni në strukturën tonë akomoduese.
Ambientet e gjelbëruara, pishinat e brendshme, salla e forcës, SPA, restoranti në mes të gjelbërimit dhe këndi i lodrave për fëmijë janë disa prej elementeve që plotësojnë dhe mbushin ditën tuaj gjatë qëndrimit Te Stela Hotel.
I pozicionuar në një pikë strategjike afër Tiranës dhe aeroportit “Nënë Tereza”, ju krijon mundësinë që të kapni lokacionet që dëshironi në një kohë shumë të shkurtër. Qëndrimi Te Stela Hotel ju krijon një ndjenjë të vërtet relaksi.
Detaje të dhomës
DHOME TEKE
SUPERIOR
55 Dhoma Teke / Dyshe
2 Krevatë tek
Me / Pa Ballkon
Sip: 25 m2