Ministrja e Arsimit dhe Sportit, takim me notarët më të mirë në Akademinë e Notit Te Stela

23 Nëntor, 2021
M-Kushi-1200x549.jpg

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, takim me notarët më të mirë në
Akademinë e Notit Te Stela

Akademia e Notit Te Stela vazhdon të jetë një pikë referimi për sa i përket zhvillimit dhe kontributit që ka në zhvillimin e sportit të notit. Së fundmi, në këtë akademi është zhvilluar një takim mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj.Evis Kushi dhe notarëve më të mirë të Shqipërisë ku Akademia e Notit Te Steka kishte pjesën më të madhe të sportistëve, kampionë ndër vite.

Ky takim u mundësua nga Federata Shqiptare e Notit me Znj.Kushi, e cila do të vazhdojë të jetë në krye të dikasterit të Arsimit dhe Sportit. Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e sportit të notit, inkurajimi i fëmijëve dhe të rinjve për të hyrë në këtë sport dhe përmirësimi i kushteve për këta sportistë. Ashtu siç është bërë traditë tashmë, pishinat dimërore të Akademisë së Notit Te Stela u përzgjodhën si vendi që i përmbush kushtesh dhe kriteret bazë për zhvillimin e mësimdhënies me trajnerë dhe instruktorë të kualifikuar ndër vite dhe me eksperiencë disa vjeçare.
Akademia e Notit Te Stela do të jetë gjithmonë e angazhuar maksimalisht për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e notit në Shqipëri.