Rreth Nesh

Te Stela Resort nisi rrugëtimin në fillim të vitit 2009 me një premtim ambicioz dhe shumë të rëndësishëm. Për të dhënë kontributin tonë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Shqipëri.

Pas më shumë se një dekade është koha për të bërë një bilanc të shkurtër. Përtej modestisë, ia kemi dalë që ta bëjmë “Te Stela Resort” një strukturë të njohur dhe të dashur jo vetëm në Shqipëri dhe rajon, por në të gjithë Botën. Ia kemi dalë që të krijojmë një resort të mirfilltë duke ofruar shërbime të standardeve më të larta në hoteleri, restorant, bar, Spa, Qendër Sportive, Evente, Konferenca, pishinë verore etj.

Hoteli ynë është shndërruar në një pikë shumë të rëndësishme për akomodimin e të huajve. Mund të themi se brandi “Te Stela Resort” njihet ndërkombëtarisht si një destinacion turistik dhe portë e rëndësishme në turizmin e Ballkanit.

Jemi krenarë për gjithçka kemi bërë. Vazhdojmë dhe zhvillohemi me të njëjtin përkushtim!

Vlerat tona

  • Shërbim perfekt
  • Standarde evropiane
  • Kushte ideale
  • Menaxhim i përkryer
  • Ju mirëpresim me dashuri