b1a3aa85-1f3c-4b7e-a61c-076bd36dc4dc-1200x900.jpg

6 Dhjetor, 2022

Si çdo vit, Faderata Shqipare e Notit e organizoi kampionatin në pishinën 25 m te Stela Sport Center. Në aktivitet morën pjesë 6 ekipe, ku Akademia e Notit te Stela u shpall kampione absolute për të rritur dhe të rinj.

🏆Kampion Kombëtar për të rritur (meshkuj)

🏆Kampion Kombëtar për të rritura (femra)

🏆Kampion Kombëtar për të rinj (meshkuj)

🏆Kampion Kombëtar për të reja (femra)

🏆Sportisti më i mirë për të rritur – MARK DUCAJ

🏆Sportistja më e mirë për të rritura – KALTRA MEÇA

🏆Sportisti më i mirë për të rinj – PAOLO PRISKA

🏆Sportistja më e mirë për të reja – KALTRA MEÇA

💪💪👏👏 18 rekorde Kombëtare

 

     


2022_05_17_3-1200x900.jpg

17 Maj, 2022

Kampionati Shqiptar i Notit për Fëmijë/ Akademia e Notit “Te Stela” fiton 121 medalje   

Kampionati Shqiptar i Notit për Fëmijë u zhvillua Te Stela Resort më 13-15 Maj 2022.

Akademia e Notit “Te Stela” vazhdon traditën duke u shpallur kampione absolute për meshkuj dhe për femra. Në këtë kampionat, notarët e Akademisë sonë siguruan:

65 vende të para

32 vende të dyta

24 vende të treta

Gjithashtu, u regjistruan edhe 9 Rekorde Kombëtare, nga të cilat 5 ekipore dhe 4 individuale

Arla Dermishi – Notarja më e mirë për Kategorinë B

Evie Asllanaj – Notarja më e mirë për Kategorinë C

Albi Deda – Notari më i mirë për Kategorinë C

Tradita vazhdon…



delfin_cup_2-1200x900.jpg

31 Mars, 2022

Akademia e Notit “Te Stela” fiton 26 medalje në eventin ndërkombëtar “Delfin Cup”    

Akademia e Notit “Te Stela” shkëlqen në eventin “Delfin Cup” të zhvilluar në Shkup duke vazhduar traditën e paraqitjeve dinjitoze dhe përmirësimit të rezultateve në kompeticionet ndërkombëtare. Në këtë event, “A.N. Te Stela” u përfaqësua me notarë të moshave të vogla dhe të rinj, të cilët fituan 26 medaje në total, nga të cilat 14 medalje ari, 5 medalje argjendi dhe 7 medalje bronzi.

Notarja Arla Dërmishi ka thyeje 2 rekorde kombëtare për moshat 11-12 vjeç në stilin “Flutur” 50 & 100 m. Notari Mark Ducaj u shpall “Notari më i mirë” i të gjithë aktivitetit. Gjithashtu, Ducaj vendosi 3 rekorde kombëtare për të Rritur në “Stilin e lirë” 200, 400 & 800 m.

Akademia e Notit “Te Stela” falënderon të gjithë notarët për arritjen e këtyre rezultateve shumë të mira si edhe trajnerët Sadik Mema dhe Eduart Cane për punën e palodhur që bëjnë çdo ditë.

Vazhdojmë përpara drejt sukseseve të radhës…



2022_post14mars_1200x675-web.jpg

9 Mars, 2022

14 Mars 2022 – Festojmë Te Stela Resort

Dita e Verës Te Stela Resort – 14 Mars

Në Drekë; Ora 12:00 me Dj Lupo
Në Darkë; Ora 19:30 Muzikë LIVE me Marjeta Billo, Fatbardh Kotorri & Dj Lupo

Hyrja FALAS – Menu e Lirë

Për rezervime: +355 67 20 33 309



Rezervoni përmes formës




    * fusha të domosdoshme


    web-1200x675-1.jpg

    8 Shkurt, 2022

    Fundjava e Pavaresise se Kosoves – Te Stela Resort

    Festojmë së bashku Pavarësinë e Kosovës – 19 Shkurt

    Fundjavë e Zjarrtë me Hyrje Falas në Muzikë LIVE

    Të ftuar Special: Grupi i Kolonjës & Dj Lupo

    -Menu A La Carte sipas dëshirës

    -Shorte

    -Shumë Surpriza të tjera

    PAKETAT PËR HOTELIN

    Akomodim në Hotel, +20% skonto Hidroterapi, SPA dhe Pishinë Dimërore Falas + Darka me Muzikë LIVE – 90 Euro/çifti ose 55 Euro/personi

    Për fëmijët:

    -Nën 4-vjeç – pa pagesë

    -Nga 4 deri 12-vjeç – sipas politikave për fëmijët

    -Mbi 12-vjeç, njëlloj si të rriturit

    Rezervoni në: +355 67 20 33 309


    Rezervoni përmes formës




      * fusha të domosdoshme



      2021_12_29_blog3.jpeg

      29 Dhjetor, 2021

      Një vit pa Klavio Meça!

      Federata Shqiptare e Notit organizoi në ambientet e Te Stela Sport Center aktivitetin “Kupa Klavio Meça”.

      Familjarë, miq, trajnerë dhe notarë nga e gjithë Shqipëria kujtuan të përlotur kampionin Klavio Meça. Ai ishte simbol i punës, sakrificës dhe i njeriut të mirë që do të shërbejë për të gjithë ata që e ushtrojnë këtë sport. Rekordmen absolut në 100, 200, 400, 800, 1500 metra stil i lirë. Gjithashtu, ishte rekordmen në 400 m stil i lirë në Kampionatin Botëror të Notit të zhvilluar në Budapest në vitin 2017. “Kupa Klavio Meça” do të zhvillohet çdo vit për të kujtuar emrin e një kampioni që nuk do të harrohet asnjëherë.



      Foto_18.jpeg-e1639390972802-1200x516.jpg

      9 Dhjetor, 2021

      Zhvillohet Te Stela Resort aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”

      Te Stela Resort dhe Akademia e Notit Te Stela vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisht në zhvillimin dhe promovimin e sportit të notit. Gjithashtu, Te Stela Resort është kthyer në një “shtëpi” për aktivitetet e notit. Një prej tyre ishte edhe aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”, në kujtim të Mjeshtrit të Madh të notit, i cili u nda nga jeta një vit më parë për shkak të Covid-19.

      Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në bashkëpunim me Te Stela Resort dhe RTSH Sport, ndërsa morën pjesë notarë veteranë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, si edhe notarë të Akademisë së Notit Te Stela, për të nderuar figurën e “Mjeshtrit të Madh”, Ilir Gjebrea. Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit i ka akorduar një Çertifikatë Mirënjohje ish-kampionit Gjebrea me motivacionin: “për kontributin e shquar në sportin e notit në Shqipëri nëpërmjet rezultateve të shkëlqyera të notit duke shërbyer si model i brezave.

      Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra dhe njihej me nofkën “peshkaqeni”.



      te-stela-blog3-1200x675.jpg

      6 Dhjetor, 2021

      Te Stela Resort fiton çmimin e “Turizmit Familjar” në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021

      Mirënjohës dhe të motivuar pas çmimit të radhës në Industrinë e Turizmit.

      Në datën 2 Dhjetor, në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021 që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, Te Stela Resort fitoi çmimin e “Turizmit Familjar”. Një nder i madh për Te Stela Group që vlerësohet me një tjetër çmim në fushën e turizmit duke na bërë mirënjohës, të gëzuar dhe më të motivuar për të vazhduar rrugën që kemi nisur shumë vite më parë. Jemi të angazhuar që në 2022-in të vazhdojmë të kemi si pikë reference mikpritjen shqiptare: Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut!

      Falënderojmë Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Znj. Donika Hoxha për mikpritjen e ngrohtë, për punën e shkëlqyer për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë event si edhe për angazhimin e saj për zhvillimin e turizmit ballkanik.

      Një falënderim special për të gjithë partnerët, mbështetësit dhe klientët tanë të shumtë që na kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë te resorti ynë.