Dekorohet trajneri Sadik Mema

23 Nëntor, 2021
dekorimi-1200x549.jpg

Dekorohet trajneri Sadik Mema

Trajneri i Akademisë së Notit Te Stela, Sadik Mema dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës

Krenar që kemi pjesë të Akademisë sonë të Notit një prej trajnerëve më të mirë të notit në Shqipëri, Sadik Mema. Ish-kampioni i notit që drejton ekipin AN Te Stela, i cili mban 198 rekorde kombëtare në pishinat 25 dhe 50 metra, është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta.

“Emocioni është i madh sepse rikthehemi në kujtimet më të bukura të jetës. Ato vite kur notonim, garonim dhe fitonim në gara. Unë e kam lidhur jetën me sportin dhe vazhdoj të jem pjesë e tij. Falënderoj Presidentin e Republikës, Z.Ilir Meta dhe Presidentin e FSHN-së, Z.Agim Çiraku”, – thotë ndër të tjera në fjalën e tij trajneri Mema në kronikën Speciale të transmetuar nga RTSH Sport. Për më tepër ndiqni videon.