Pse të dizenjoni vetë ju fustanin tuaj të dasmës

Dikur ishte një praktikë e zakonshme për nuset e ardhshme të dizenjonin veshjet e tyre të dasmës dhe ndërkohë që jo shumë prej nesh kanë aftësi ose durim për ta bërë atë. Le të njihemi me disa nga arsyet pse kjo do të ishte një ide e mirë:

Arsyeja numër 1
Për shumicën e grave, një fustan martese përfaqëson një pjesë të personalitetit të tyre dhe që shënjon një nga hapat më të rëndësishëm, kështu që me të vërtetë meritojnë të jenë të përsosura. Ndoshta ju jeni një nuse alternative që kërkoni diçka super unike prandaj dizenjimi i tij mbetet zgjedhja e duhur.

Një mori zgjedhjesh
Shikoni në të gjitha elementet e ndryshme dhe detajet (pëlhura, silueta, zbukurime etj) dhe merrni frymëzim nga sfilata të ndryshme. Mos kini frikë të gërmoni thellë në arkiva. Cdo trend frymëzohet nga e shkuara.

Lejoni kreativitetin tuaj të shfaqet
Gjëja tjetër është kombinimi i të gjitha pjesëve dhe copave të ndryshme qw keni zgjedhur. A doni mëngë të gjata, me një skaj të ngjashëm por me më shumë vëllim, një qafë të ngjashme si ajo tjetra, por në këtë lloj pëlhure?

Mënyra më e lehtë është gjetja e një modeli në internet, printoni atë dhe bëni disa skicime. Nëse nuk mund të vizatoni, por jeni një mjeshtër në kompjuter, një tjetër mënyrë është krijimi i një veshje në Photoshop duke prerë të gjitha copat tuaja të preferuara së bashku. Mund të duket e çuditshme në fillim, por do të merrni një ide të mirë nëse elementet e ndryshëm krijojnë një dizajn harmonik.

stela dasma
Izabela Zaçe
Menaxhere Eventesh
+355 67 20 333 19
evente@testela.al
Na kontaktoni

Te Stela Resort është vendi i të gjitha moshave. Secili do të gjejë këtu shijen e përzgjedhur të ushqimit, muzikës, eventeve, ritmin sportiv të notit dhe festave, por edhe relaksin e masazheve e të terapive përtëritëse. Eshtë vendi ideal per të qendruar kur jeni në Tiranë. Hoteli në Resortin tonë ofron komoditetetet e standarteve më të larta. Akomodimi perfekt për miqte tuaj nga jashte vendit, kolegët e huaj që vijnë për një konferencë apo edhe për ju, për një ditë relaksi larg zhurmës së Tiranës. Te Stela, resorti unik, vetëm 7 km pranë Tiranes.
Klikoni në foto për më shumë informacion

Tradita e fustaneve të bardhë filloi me debutimin e princeshë Viktoria kur ajo zgjodhi të vishte një fustan të bardhë nusërie gjatë martesës me princin Albert në vitin 1840. Ngjyrat e fustaneve të përdorura më parë përfshinin një gri metalike dhe ngjyrat e spektrumit duke filluar nga e zeza deri te e kuqja vibrante, që cilësohej një ngjyrë karakteristike. Më poshtë ju sjellim trendet më të fundit, ku tradita shihet se po i lë vend modernes pak e nga pak.

1. E bardha mbizotëron por jo perherë
Eventualisht, e bardha filloi të mbizotërojë duke filluar që nga përgatitjet e fustanit dhe deri te përgatitja e buqetave. Sot synohet të evitohet përdorimi i ngjyrës së bardhë në martesa, pasi ciftet akoma më shumë janë të prirur drejt unikes dhe lirisë për të qënë apo vepruar ndryshe. Le të themi se tradita po thyhet pak e nga pak!
2. 2017 sjell ngjyrat ‘’hit’’
Me disa përjashtime të vogla, nuset e 2017 po zgjedhin ngjyra të ëmbla, të lehta, dhe tërheqin vëmendjen si: një jeshile mente, rozë e lehte, dhe lejla e ëmbël. Të gjitha këto ngjyra përfaqesojnë një kthesë të re, ku nuset synojnë të guxojnë duke thyer çdo parashikim vetëm për të patur ‘’ një dasëm që do të mbahet mend gjatë’.
3. Ngjyra e kuqe godet pasarelat
Stilistja e mirënjohur Vera vendosi bazat për një evolucion në disenjimin e fustaneve te dasmave. Motoja e saj: Kur e kuqja është ngjyra e dashurisë, a nuk duhet te jetë për dasmat gjithashtu?
Detaji i kuq perdoret gjithashtu dhe në përgatitjen e buqetave të luleve te nuseve, por pse jo ‘’një prekje e të kuqes’’ në fustanin e ëndrrave tuajave?
4.Stili i prirur drejt unikes
Në ditët e sotme, nuset mund të kenë fustanin që ëndrrojnë në mënyren që ëndërrojne. Dhe ato janë më të prirura drejt unikes. Duke filluar që nga ndryshimi i ngjyrave, nga disenjimi i fustanit bust vecmas, janë pikërisht këto stile që synojnë të frymezojnë.
5.Një ikje ‘’dramatike’’ nga tradita
Mos jini të habitur nëse 2017 do na sjellë nuse të veshura me një fustan te shkurter ngjyrë blu apo rozë të lehtë. Veshja e një fustani të tillë është elegancë, pra nje risi e re dhe plot stil. Gjithashtu hidhini një sy argjendtit. Është një ngjyrë e përshtatshme për fustanin apo dhe dekorimin e buqetave. Epo zë vend shprehja: ‘’Rregullat janë vënë per tu thyer”!

stela dasma
Izabela Zaçe
Menaxhere Eventesh
+355 67 20 333 19
evente@testela.al
Na kontaktoni

Te Stela Resort është vendi i të gjitha moshave. Secili do të gjejë këtu shijen e përzgjedhur të ushqimit, muzikës, eventeve, ritmin sportiv të notit dhe festave, por edhe relaksin e masazheve e të terapive përtëritëse. Eshtë vendi ideal per të qendruar kur jeni në Tiranë. Hoteli në Resortin tonë ofron komoditetetet e standarteve më të larta. Akomodimi perfekt për miqte tuaj nga jashte vendit, kolegët e huaj që vijnë për një konferencë apo edhe për ju, për një ditë relaksi larg zhurmës së Tiranës. Te Stela, resorti unik, vetëm 7 km pranë Tiranes.
Klikoni në foto për më shumë informacion