Disa nga gjërat që një shoqëruese nuseje kurrë nuk duhet të bëjë

Duke qenë një shoqëruese nuseje është një nder dhe një përgjegjësi e madhe, që vjen me një listë që përfshin çdo gjë, që nga veshja e deri te detajet më të vogla. Kjo do të thotë që nuk mund ti shmangeni nuses, ju duhet të jeni aty për të sa herë ajo të ketë nevojë. Le ti hedhim një sy çfarë shoqërueset e nuses kurrë ‘’NUK’’ duhet të bëjnë:

Mos filloni të ankoheni
Cilido qoftë momenti, kurrë mos e lini në baltë nusen. Ajo është shoqja juaj më e mirë dhe ju ka besuar një detyrë thelbësore si në të qenurit pranë saj në këto ditë. Dhe më e pakta që mund të bëni është ta dëgjoni dhe ta ndihmoni me sa keni mundësi.

Mos ji kurrë vonë
Edhe nëse është festa e beqarisë, darkë provë, ose mëngjesi i dasmës, një shoqëruese nuseje nuk është kurrë vonë. Në fakt, ajo është gjithmonë një ose disa minuta më herët në mënyrë që ajo mund të japë një dorë ndihmë.

Mos u tregoni ‘’shefe’’ me organizuesen e eventit
Ajo është atje për të ndihmuar nusen, dhe jo për t'ju ndihmuar ju. Detyrat e saj parashtrojne një mijë gjëra për ditën e dasmës dhe aty është fokusi i saj. Kështu që mundohuni të ndihmoni dhe jo të urdhëroni pa qenë e nevojshme.

Dhe mos u dehni para ceremonisë.
Ne nuk duam t’ju ndalojmë të shijoni festën, por mbani veten derisa sa ceremonia të mbarojë. Nuk ka asgjë të keqe, një gotë shampanjë për qetësim, për sa kohë që ju filloni të festoni mbas vendosjes së unazave.

stela dasma
Izabela Zaçe
Menaxhere Eventesh
+355 67 20 333 19
evente@testela.al
Na kontaktoni

Te Stela Resort është vendi i të gjitha moshave. Secili do të gjejë këtu shijen e përzgjedhur të ushqimit, muzikës, eventeve, ritmin sportiv të notit dhe festave, por edhe relaksin e masazheve e të terapive përtëritëse. Eshtë vendi ideal per të qendruar kur jeni në Tiranë. Hoteli në Resortin tonë ofron komoditetetet e standarteve më të larta. Akomodimi perfekt për miqte tuaj nga jashte vendit, kolegët e huaj që vijnë për një konferencë apo edhe për ju, për një ditë relaksi larg zhurmës së Tiranës. Te Stela, resorti unik, vetëm 7 km pranë Tiranes.
Klikoni në foto për më shumë informacion