Detyrat e një shoqëruesi dhëndri: Cfarë duhet të dini

Shoku juaj ju ka zgjedhur si një nga njerëzit mbështetës në ditën e tij më të rëndësishme. Por, siç e dini, ekzistojnë disa detyra që duhet të keni parasysh kur detyra e shoqëruesit të dhëndrit ju thërret :

Duke qenë mbështetës ndaj tij
Stresi përpos lumturisë është kryefjala e asaj dite kështu që kijeni parasysh ti qëndroni afër nëse dicka nevojitet.

Ndihmoni në zgjedhjen e kostumit
Zgjedhja e kostumit është esenciale. Klasi dhe sharmi duhet të jenë të ndërlidhura dhe ju duhet të jeni ata që në një farë mënyrë do të jepni mendimin vendimtar. Kështu që tregoni përkushtim.

Merrni pjesë në darkën e provës
Kjo do t'ju ndihmojë të gjithëve të kuptoni se si do të rrjedhë dita e madhe, dhe t'i japë dhëndrit gjurmë për rolin e secilit prej jush. Është detyra e tij të sigurohet që gjërat po ecin normalisht.

Vlen të organizoni një takim me dhëndrin për të folur me atë se sa dëshiron t'a ndihmoni dhe cilat detyra të veçanta ju do të donit t'i merrni. Dhe mbi të gjitha të jeni mbështetja e tij kryesore në këtë rrugëtim.

stela dasma
Izabela Zaçe
Menaxhere Eventesh
+355 67 20 333 19
evente@testela.al
Na kontaktoni

Te Stela Resort është vendi i të gjitha moshave. Secili do të gjejë këtu shijen e përzgjedhur të ushqimit, muzikës, eventeve, ritmin sportiv të notit dhe festave, por edhe relaksin e masazheve e të terapive përtëritëse. Eshtë vendi ideal per të qendruar kur jeni në Tiranë. Hoteli në Resortin tonë ofron komoditetetet e standarteve më të larta. Akomodimi perfekt për miqte tuaj nga jashte vendit, kolegët e huaj që vijnë për një konferencë apo edhe për ju, për një ditë relaksi larg zhurmës së Tiranës. Te Stela, resorti unik, vetëm 7 km pranë Tiranes.
Klikoni në foto për më shumë informacion