Dasëm në pranverë?

Me pranverën që po troket dhe lulet fillojnë të lulëzojnë, shumë prej jush mund të gjejnë detajet e duhura për ta realizuar ditën e tyre më të veçantë. Ka shumë mënyra për të planifikuar dhe dekoruar një martesë në natyrë sidomos në pranverë. Këtu janë disa sugjerime që ju sjellin ndjesinë e elegancës dhe klasit:

Ngjyrat
Ngjyrat vibrante janë gjithmonë në modë. Provoni jeshilen e lehtë të miksuar me ngjyrë ari apo pink. Ngjyra jeshile ju jep ndjesinë e freskisë dhe gjallërisë. Gjithashtu në përzgjedhjen e luleve mund të përfshini poçe të mëdha me rozmarinë, levando që janë gjithashtu dhe si detaj që përfaqëson fillimin e një etape të re së bashku.

Buqetat
Shumë nuse që vendosin të martohen në pranverë zgjedhin buqeta të mbushura me ngjyra. E preferuara e tyre është buqeta me tulipanë- e thjeshtë në dukje po shumë detaj goditës. Anemonet gjithashtu janë një zgjidhje ideale për ato nuse që pëlqejnë të guxojnë. Janë lule me origjinë turke që në qendër kanë një pikë të zezë që shënon fillimin e petaleve shumëngjyrëshe.

E vjetra mbetet klas
Një trend i momentit është miksimi dhe përshtatja, moderne dhe vintage. Livando të thata të lidhura me kullosa duke i vendosur në një kënd te vogël ju jep mundësinë të krijoni një kënd të vogël shik që mund të përdoret si pjesa e vënies së dhuratave. Kavanozët e qelqit me qirinj dekorative mund të përdoren si detaj zbukurues.

Qirinj për ambjente të jashtme
Po nëse dasma është në orët e vona? Qirinjtë japin një detaj të butë dhe romantik. Nëqoftëse i doni ato si pjesë të dasmës, duhet patjetër që orari i dasmës të jetë në orët ku nata vjen. Për ti shtuar atyre një detaj pranveror, ju këshilloj që ti blini në ngjyrë pastel dhe ti shtoni një fjongo në ngjyrë rozë të lehtë si kombinim.

Plani rezervë
Moti i pranverës mund të jetë i paparashikueshëm. Sigurohuni që të keni një plan B në rast se kemi erëra të forta, stuhi etj. Një holl elegant mund të jetë si një alternativë e pranueshme. Të keni një plan rezervë është gjithmonë një zgjidhje inteligjente.

stela dasma
Izabela Zaçe
Menaxhere Eventesh
+355 67 20 333 19
evente@testela.al
Na kontaktoni

Te Stela Resort është vendi i të gjitha moshave. Secili do të gjejë këtu shijen e përzgjedhur të ushqimit, muzikës, eventeve, ritmin sportiv të notit dhe festave, por edhe relaksin e masazheve e të terapive përtëritëse. Eshtë vendi ideal per të qendruar kur jeni në Tiranë. Hoteli në Resortin tonë ofron komoditetetet e standarteve më të larta. Akomodimi perfekt për miqte tuaj nga jashte vendit, kolegët e huaj që vijnë për një konferencë apo edhe për ju, për një ditë relaksi larg zhurmës së Tiranës. Te Stela, resorti unik, vetëm 7 km pranë Tiranes.
Klikoni në foto për më shumë informacion