4 momentet më emocionale që dita e dasmës mbart

Nëse akoma po mendoni pafund për ditën tuaj të dasmës, mund t’ju rekomandojmë që ju mikesha të dashura, të përqëndroheni në momentet më sentimentale dhe më të ëmbla të ditës? Le të shohim cilat janë disa nga momentet që do ju shkrijnë zemrën dhe ju japin një ndjesi harmonie dhe përlotje njëkohësisht. Sigurohuni që ta keni fotografin pranë!

- Kur ju ta shihni njëri-tjetrin për herë të parë pak minuta para ecjes në altar
Në momentin që do të shihni njëri tjetrin pak minuta para ecjes në altar e gjithë bota do të jetë e juaja për një moment të vetëm. Ju zotoheni sy me sy që fjala ‘’përgjithmonë’’ do jetë e juaja.

-Puthja pas betimeve
Është puthja juaj e parë pasi u zotuat që do jeni pranë njëri tjetrit në të mirë e në të keq, dhe në një farë mënyre tregon fillimin e jetës suaj të re duke i dhënë momentit një kuptim stratosferik.

- Kur muzika është ngadalësuar.
Çdo herë që grupi ose DJ luan një këngë të ngadalshme - gjapëroni drejt pistës për kërcimin tuaj të parë si bashkëshortë të përkushtuar. Lërmëni t’ju them kjo është magji!

- Dalja
Në këmbë ose duke vrapuar, të dy ju që sapo latë ceremoninë, dorë më dorë, një pamje që do ju shoqërojë gjatë gjithë jetës.

stela dasma
Izabela Zaçe
Menaxhere Eventesh
+355 67 20 333 19
evente@testela.al
Na kontaktoni

Te Stela Resort është vendi i të gjitha moshave. Secili do të gjejë këtu shijen e përzgjedhur të ushqimit, muzikës, eventeve, ritmin sportiv të notit dhe festave, por edhe relaksin e masazheve e të terapive përtëritëse. Eshtë vendi ideal per të qendruar kur jeni në Tiranë. Hoteli në Resortin tonë ofron komoditetetet e standarteve më të larta. Akomodimi perfekt për miqte tuaj nga jashte vendit, kolegët e huaj që vijnë për një konferencë apo edhe për ju, për një ditë relaksi larg zhurmës së Tiranës. Te Stela, resorti unik, vetëm 7 km pranë Tiranes.
Klikoni në foto për më shumë informacion