Nëse doni të keni një tortë të madhe dasme por nuk keni para për të bërë një tortë klasike, pse nuk provoni një tortë jotradicionale? Ato janë pak ndryshe, pak më unike, por bëjnë një impakt të madh me formën dhe dizajnin e tyre. Lexoni më poshtë dhe shikoni disa ide nga tortat më të pëlqyera jotradicionale.

Mini kekë
Një mini kek i vogël mund të jetë zgjidhja ideale për tortën tënde.Të thjeshta dhe të ofrushme në çdo çast.

Tortë në formë keku
Një tortë në formë keku është më e pazakontë se një tortë normale dasme, por mund të jetë ëmbëlsira e përkryer në qoftë se kjo është ajo çka ju po kërkoni. Detaji në mes e bën atë një kek për tu provuar me qejf dhe dekoruar me lule të vërteta.

Tortë në formë katrore
Mbase ideja e të pasurit një tortë katrore të vogël ju bën juve pak skeptikë, por na dëgjoni ne! Tortat në formë katrore janë ekonomike dhe janë po aq të shijshme sa tortat normale, duke marrë parasysh dhe vendin ku i blini.

Torta të vogla ne kupa prej qelqi
Pse nuk e bëni tortën tuaj të dasmës më qesharake dhe më të personalizuar për të gjithë të ftuarit e tu?
Këto torta janë në një kupë prej qelqi dhe kanë një shije të përzier me tortën tradicionale të dasmave. Plus ato janë të ndara në porcione çka i bën të ftuarit të kenë mundësi të marin sa të duan. Çfarë ka për të mos i dashur?

stela dasma
Izabela Zaçe
Menaxhere Eventesh
+355 67 20 333 19
evente@testela.al
Na kontaktoni

Te Stela Resort është vendi i të gjitha moshave. Secili do të gjejë këtu shijen e përzgjedhur të ushqimit, muzikës, eventeve, ritmin sportiv të notit dhe festave, por edhe relaksin e masazheve e të terapive përtëritëse. Eshtë vendi ideal per të qendruar kur jeni në Tiranë. Hoteli në Resortin tonë ofron komoditetetet e standarteve më të larta. Akomodimi perfekt për miqte tuaj nga jashte vendit, kolegët e huaj që vijnë për një konferencë apo edhe për ju, për një ditë relaksi larg zhurmës së Tiranës. Te Stela, resorti unik, vetëm 7 km pranë Tiranes.
Klikoni në foto për më shumë informacion