2022_05_17_3-1200x900.jpg

17 Maj, 2022

Kampionati Shqiptar i Notit për Fëmijë/ Akademia e Notit “Te Stela” fiton 121 medalje   

Kampionati Shqiptar i Notit për Fëmijë u zhvillua Te Stela Resort më 13-15 Maj 2022.

Akademia e Notit “Te Stela” vazhdon traditën duke u shpallur kampione absolute për meshkuj dhe për femra. Në këtë kampionat, notarët e Akademisë sonë siguruan:

65 vende të para

32 vende të dyta

24 vende të treta

Gjithashtu, u regjistruan edhe 9 Rekorde Kombëtare, nga të cilat 5 ekipore dhe 4 individuale

Arla Dermishi – Notarja më e mirë për Kategorinë B

Evie Asllanaj – Notarja më e mirë për Kategorinë C

Albi Deda – Notari më i mirë për Kategorinë C

Tradita vazhdon…



delfin_cup_2-1200x900.jpg

31 Mars, 2022

Akademia e Notit “Te Stela” fiton 26 medalje në eventin ndërkombëtar “Delfin Cup”    

Akademia e Notit “Te Stela” shkëlqen në eventin “Delfin Cup” të zhvilluar në Shkup duke vazhduar traditën e paraqitjeve dinjitoze dhe përmirësimit të rezultateve në kompeticionet ndërkombëtare. Në këtë event, “A.N. Te Stela” u përfaqësua me notarë të moshave të vogla dhe të rinj, të cilët fituan 26 medaje në total, nga të cilat 14 medalje ari, 5 medalje argjendi dhe 7 medalje bronzi.

Notarja Arla Dërmishi ka thyeje 2 rekorde kombëtare për moshat 11-12 vjeç në stilin “Flutur” 50 & 100 m. Notari Mark Ducaj u shpall “Notari më i mirë” i të gjithë aktivitetit. Gjithashtu, Ducaj vendosi 3 rekorde kombëtare për të Rritur në “Stilin e lirë” 200, 400 & 800 m.

Akademia e Notit “Te Stela” falënderon të gjithë notarët për arritjen e këtyre rezultateve shumë të mira si edhe trajnerët Sadik Mema dhe Eduart Cane për punën e palodhur që bëjnë çdo ditë.

Vazhdojmë përpara drejt sukseseve të radhës…



2022_post14mars_1200x675-web.jpg

9 Mars, 2022

14 Mars 2022 – Festojmë Te Stela Resort

Dita e Verës Te Stela Resort – 14 Mars

Në Drekë; Ora 12:00 me Dj Lupo
Në Darkë; Ora 19:30 Muzikë LIVE me Marjeta Billo, Fatbardh Kotorri & Dj Lupo

Hyrja FALAS – Menu e Lirë

Për rezervime: +355 67 20 33 309



Rezervoni përmes formës




    * fusha të domosdoshme


    web-1200x675-1.jpg

    8 Shkurt, 2022

    Fundjava e Pavaresise se Kosoves – Te Stela Resort

    Festojmë së bashku Pavarësinë e Kosovës – 19 Shkurt

    Fundjavë e Zjarrtë me Hyrje Falas në Muzikë LIVE

    Të ftuar Special: Grupi i Kolonjës & Dj Lupo

    -Menu A La Carte sipas dëshirës

    -Shorte

    -Shumë Surpriza të tjera

    PAKETAT PËR HOTELIN

    Akomodim në Hotel, +20% skonto Hidroterapi, SPA dhe Pishinë Dimërore Falas + Darka me Muzikë LIVE – 90 Euro/çifti ose 55 Euro/personi

    Për fëmijët:

    -Nën 4-vjeç – pa pagesë

    -Nga 4 deri 12-vjeç – sipas politikave për fëmijët

    -Mbi 12-vjeç, njëlloj si të rriturit

    Rezervoni në: +355 67 20 33 309


    Rezervoni përmes formës




      * fusha të domosdoshme



      2021_12_29_blog3.jpeg

      29 Dhjetor, 2021

      Një vit pa Klavio Meça!

      Federata Shqiptare e Notit organizoi në ambientet e Te Stela Sport Center aktivitetin “Kupa Klavio Meça”.

      Familjarë, miq, trajnerë dhe notarë nga e gjithë Shqipëria kujtuan të përlotur kampionin Klavio Meça. Ai ishte simbol i punës, sakrificës dhe i njeriut të mirë që do të shërbejë për të gjithë ata që e ushtrojnë këtë sport. Rekordmen absolut në 100, 200, 400, 800, 1500 metra stil i lirë. Gjithashtu, ishte rekordmen në 400 m stil i lirë në Kampionatin Botëror të Notit të zhvilluar në Budapest në vitin 2017. “Kupa Klavio Meça” do të zhvillohet çdo vit për të kujtuar emrin e një kampioni që nuk do të harrohet asnjëherë.



      Foto_18.jpeg-e1639390972802-1200x516.jpg

      9 Dhjetor, 2021

      Zhvillohet Te Stela Resort aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”

      Te Stela Resort dhe Akademia e Notit Te Stela vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisht në zhvillimin dhe promovimin e sportit të notit. Gjithashtu, Te Stela Resort është kthyer në një “shtëpi” për aktivitetet e notit. Një prej tyre ishte edhe aktiviteti përkujtimor Kupa “Ilir Gjebrea”, në kujtim të Mjeshtrit të Madh të notit, i cili u nda nga jeta një vit më parë për shkak të Covid-19.

      Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në bashkëpunim me Te Stela Resort dhe RTSH Sport, ndërsa morën pjesë notarë veteranë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, si edhe notarë të Akademisë së Notit Te Stela, për të nderuar figurën e “Mjeshtrit të Madh”, Ilir Gjebrea. Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit i ka akorduar një Çertifikatë Mirënjohje ish-kampionit Gjebrea me motivacionin: “për kontributin e shquar në sportin e notit në Shqipëri nëpërmjet rezultateve të shkëlqyera të notit duke shërbyer si model i brezave.

      Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra dhe njihej me nofkën “peshkaqeni”.



      te-stela-blog3-1200x675.jpg

      6 Dhjetor, 2021

      Te Stela Resort fiton çmimin e “Turizmit Familjar” në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021

      Mirënjohës dhe të motivuar pas çmimit të radhës në Industrinë e Turizmit.

      Në datën 2 Dhjetor, në eventin e “Ndarjes së Çmimeve në Industrinë e Turizmit në Ballkan”, BATI 2021 që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, Te Stela Resort fitoi çmimin e “Turizmit Familjar”. Një nder i madh për Te Stela Group që vlerësohet me një tjetër çmim në fushën e turizmit duke na bërë mirënjohës, të gëzuar dhe më të motivuar për të vazhduar rrugën që kemi nisur shumë vite më parë. Jemi të angazhuar që në 2022-in të vazhdojmë të kemi si pikë reference mikpritjen shqiptare: Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut!

      Falënderojmë Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Znj. Donika Hoxha për mikpritjen e ngrohtë, për punën e shkëlqyer për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë event si edhe për angazhimin e saj për zhvillimin e turizmit ballkanik.

      Një falënderim special për të gjithë partnerët, mbështetësit dhe klientët tanë të shumtë që na kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë te resorti ynë.



      1200x565.png

      24 Nëntor, 2021

      FESTOJMË KRISHTLINDJE DHE VITIN E RI 2022

      -FESTA E KRISHTLINDJEVE,  24 DHJETOR 2021 me të ftuar special FISNIKËT & DJ LUPO
      Paketa e Mbrëmjes Gala me Muzikë Live dhe Shorte me Dhurata 40 € / person

      Paketa Mbrëmja GALA + Qëndrimi në Hotel BB + Hyrje SPA/Pishinë Dimërore/Fitness = 65 € / person nata

      – FESTA E NDËRRIMIT TË VITEVE,  31 DHJETOR 2021 me të ftuar special IRMA LIBOHOVA ME BAND, SAIMIR BRAHO & ENDRI, MARJETA BILLO DHE DJ LUPO

      Paketa e Mbrëmjes Gala me Muzikë Live dhe Shorte me Dhurata 80 € / person

      Paketa Mbrëmja GALA + Qëndrimi në Hotel BB + Hyrje SPA/Pishinë Dimërore/Fitness = 105 € / person nata

      Përjetoni një eksperiencë unike Te Stela Resort! Të gjitha shërbimet në një vend, TEK SHTËPIA E MIKUT!

      Rezervoni tani në +355 67 20 333 09 ose në [email protected]


      FESTOJMË KRISHTLINDJE DHE VITIN E RI 2022

      Rezervoni përmes formës




        * fusha të domosdoshme