info@testela.al

Teknik (Elektrik dhe Hidraulik)


Teknika
Full Time

Detyrat

  • Të kontrollojë sasinë e depozitave të gazit dhe të shikojë parametrat e presionit;
  • Të kontrollojë centralin hidrik, gjendjen dhe parametrat (sasine e ujit, presjonin e rrjetit).
  • Të kontrollojë çentralin termik kaldajat gjendjen dhe parametrat (temperaturën,).
  • Të kontrollojë ndriçimin e fasadës dhe perimetral gjendjen dhe funksionimin e fikjes.
  • Të kontrollojë gadishmerinë e gjeneratorit dhe të marri numrat e sahateve elektrikë.
  • Të çojë ujin e zbutësit për bërjen e analizave.
  • Të plotësojë të gjitha detyrat e ngarkuara sipas normave dhe cilësisë së duhur
  • Të vërë në djeni drejtuesin për çdo detyrë të përfunduar.
  • Të vërë në djeni drejtuesin për problemet dhe vështirësitë që pengojnë në përmbushjen e detyrës.
  • Të mos kryeje detyra ose të marri përsipër punime që nuk është i sigurt për cilësinë e punimit që do kryej.
  • Për çdo kërkesë ose ofertë nga persona jashtë departamentit të mos marre iniciativë pa vënë në djeni drejtuesin.
  • Të mos marri dhe kryejë detyra në raste kur ka probleme (shëndetësore, është nën efektin e alkoolit, nuk ka pajisjet e duhura ,etj).
  • Përgjigjet për realizimin në sasi, cilësi dhe kohë të planifikuar të detyrave të planit të tij ditor ose të urgjencave, për të cilat urdhërohet drejtperdrejtë nga Përgjegjësi i Sektorit te Mirëmbajtjes.
  • Ka përgjegjësi për përdorimin e rregullt dhe mbajtjen në gadishmëri, në çdo kohë, të makinerisë, paisjeve ose instrumenteve të punes.
  • Mban në ngarkim, paisjet ose instrumentet e punës.
  • Përdor dhe ruan në mënyrë të regullt dokumentat teknike të makinerisë, paisjeve ose

instrumenteve të punës si dhe dokumentacionin tjetër të punës.

  • Kryen të gjitha shërbimet të paisjeve ose instrumenteve të tij të punës.
  • Lajmëron menjëherë menaxherin e Sektorit të Mirembajtjes për shfaqjen e defekteve ose dëmtimeve të tjera në makinerinë, paisjet ose instrumentet e tij të punës.
  • Njeh dhe zbaton Rregulloren e Përgjithshme të Shoqërisë si dhe udhezimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin nga kjo rregullore.
  • Ka të drejtë të bëjë verejtje, sygjerime dhe propozime për problemet e në përgjithësi dhe per problemet e cilesisë dhe të jokonformitetit (skarcitetit) të produkteve në veçanti.

 

 

Recepsionist


Hotel
Full Time

Përshkrim i shkurtër

  • Pozicioni i recepsionistes konsiston në dhënie përgjigje kërkesave dhe marrja e infromacionit për vizitorët, konsumatorët dhe palët e tjera të interesuara. Gjithashtu ka të bëjë me dhënien e infromacionit në lidhje me vendodhjen e departameneteve, zyrave dhe punonjësve brenda Resortit.

Detyrat

  • Mbledh, shpërndan, përgatit emaile, mesazhe, dorëzime të postës korrierit.
  • Skedon dhe mban rregjistrimet
  • Përshëndet personat që hyjnë në Resort dhe i drejton ata në destinacionin përkatës.
  • Dëgjon dhe zgjidh ankesat nga klientët që vijnë.
  • Përgjigjet telefonatave që vijën në recepsion, kalon telefonat personave përkatës, mban mesazhe për t’i përcjellë ato personave të duhur.
  • Mban rezervimet e ardhura nga telefonatat.
  • Mban pagesat që vijnë dhe rregjistron faturat e shërbimeve që vijnë.
  • Transmeton informacionin ose dokumentat tek klientët duke përdorur kompjuter, email.
  • Monitoron në mënyrë të rregullt të gjitha sistemet e rezervimeve që Hoteli ka bashëkpunime si psh. Booking.com, Albatrip, etj. të monitorohen rregullisht nga turni përkatës i recepsionit.
  • Rezervimet e bëra në një sistem për një datë të caktuar, duhen pasqyruar menjëherë në të gjithë sistemet e tjerë si : Programi Hoteleris, Booking, Ëebsite dhe të gjithë portalet që janë bashkëpunimet për të shmangur në këtë mënyrë “overbooking” në ditë të caktuara për kategori dhomash.
  • Bën konfirmim e rezervimeve e bëra në prenotimet e portalit tonë, e-mail përgjigja duhet të jetë nje e-mail standart. Kthimi i përgjigjes zyrtare nga Hoteli jonë  për cdo klient NUK duhet ti kaloj 30 minuta kohe. Ky e-mail standart do të bëhet i  personalizuar në rast se klienti ka pyetje specifike, aty do të jepet përgjigja përkatëse.
  • Recepsionisti ka përgjegjësi maksimale për rregjistrin e hotelit të cilin nuk ka të drejtë askush ta marri nga recepsioni. Ky rregjistër duhet të plotësohet i rregullt dhe pa gabime.
  • Ndjek proçedurën e rregjistrimit të klientit ( check-in) dhe  check-out

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë e shkollës së lartë ose e ngjashme
  • Aftësi për të dhënë vëmëndje të plotë asaj c’ka i kërkohet nga njerëzit e tjerë, të përgjigjet në mënyrë aktive për të ndihmuar njerëzit,

Kompetencat

  • Siguria- Puna kërkon që të jesh i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrat që të ngarkohen.
  • Vëmëndja ndaj detajeve – Puna këkron të jesh i vëmëndshëm ndaj detajeve dhe të përmbushësh në mënyrën më të mirë të mundshme të detyrat që i ngarkohen.
  • Integriteti – Puna kërkon që të jesh I ndershëm dhe etik.
  • Kontrolli i vetes – Puna kërkon të mbash qëndrimin e duhur, të kontrollosh emocionet, inatin, të dish të shmangësh sjelljet agresive edhe në situate shumëtë vështira.
  • Bashkëpunimi – Puna kërkon të jesh bashkëpunues në punë, miqësorë dhe të jesh natyrë positive.

 

 

Banakier


Beergarden
Full Time

Detyrat

  • Merr porosinë e saktë nga stafi i kamarierëve;
  • Përgatit porosinë me përpikmëri dhe në kohën e duhur;
  • Përgatitjen e pijeve (kokteileve) alkoolike ose joalkoolike;
  • Të vlerësoje dëshirat dhe shijet e klientëve, njëkohësisht të bëjë dhe rekomandime;
  • Të jetë kreativ/e në përgatitjen e pijeve të ndryshme;
  • Të informojë menaxherin për produktet që mungojnë dhe që duhen porositur;
  • Tu shërbejë sa më mirë klientëve të ulur në bar;

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Të ketë experiencë në fushë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi mjaft  të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Të jetë e shpejtë dhe e organizuar në punë;
  • Të jetë bashkëpunuese me pjesën tjetër të stafit.